Kronika e Zeze

Ekzekutimi i biznesmenit në Tiranë: Vrasësi ishte maskuar si shitës picash

Gazeta10
13 Janar 2025 - 15:02

Autori i cili ekzekutoi biznesmenin Bujar Nasufi mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ishte i maskuar si shpërndarës picash.

Mediat raportojnë se në mëngjesin e sotëm, grupi i hetimit ka marrë deklaratën e gruas së viktimës dhe ka thënë se autori ka qenë në një motor të zi.

Po ashtu, është marrë telefoni i viktimës dhe është duke u zbërthyer.

Hetuesit kanë arritur të sekuestrojnë disa kamera sigurie, ku shihet autori i krimit i cili, duke përdorur një kapuç, ka tentuar të fshehë identitetin e tij.

Ai ishte duke pritur viktimën në afërsi të banesës.

56-vjeçari u ekzekutua para syve të bashkëshortes, në makinë, afër banesës së tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.