Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Elezi për vendimet e Senatit; Ka të bëjë edhe me cenimet e Serbisë ndaj Kosovës

Gazeta10
19 April 2024 - 18:45

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi në emisionin “Raport me Naim Sadikun” ka komentuar vendimin e Senatit që të vendos sanksione ndaj atyre që e cenojnë sigurinë dhe paqen në Ballkan.

Ai ka thënë se kjo është veprim i duhur dhe se është mëse e nevojshme për shkak të ndikimit rus, raporton Gazeta10.

Gjithashtu ai ka shtuar se siguria në Ballkan është e cenueshme, tepër e brishtë dhe se kapacitetet që janë për të siguru siguri janë të pamjaftueshme.

Eksperti i sigurisë ka shtuar se vendimi i Senatit ka të bëjë edhe me cenimet e Serbisë ndaj Kosovës.

Rikujtojmë se Senati i Shteteve të Bashkuara te Amerikës ka nxjerrë një vendim që do të inkurajojë dhe mbështesë edhe financiarisht zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas këtij vendimi, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia janë interes i politikës amerikane./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.