Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Eliza Hoxha: Tash e disa herë radhazi Fakulteti i Arkitekturës e vë në shfrytëzim hapësirën për aktivitetet partiake të VV-së

Gazeta10
31 May 2025 - 14:59

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar për shfrytëzimin e hapësirave të fakultetit të arkitekturës nga Lëvizja Vetëvendosje për organizim të aktiviteteve të partisë.

Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Gruas ku prezent ishte edhe kreu i kësaj partie, Albin Kurti.

Hoxha ka thënë se Fakulteti i Arkitekturës disa herë ka vënë në shfrytëzim hapësirat për Vetëvendosjen.

“Më vjen keq për Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës që tash e sa herë radhazi e vë në shfrytëzim hapësirën e Modeliariumit për aktivitetet partiake të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Hoxha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.