Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Elon Musk për rajonet e aneksuara nga Rusia: Le të vendoset një referendum si ai i Kosovës

Gazeta10
03 October 2022 - 22:06

Miliarderi i Tesla, Elon Musk ka propozuar të bëhet një referendum për rajonet e aneksuara prej Rusisë, i ngjajshëm me atë të Kosovës, raporton Gazeta10.

Ai tha thënë se njërzit që jetojnë në Donbas dhe Krime duhet të vendosin se a dëshirojnë të jenë pjesë e Rusisë apo Ukrainës.

“Le ta provojmë këtë atëherë: vullneti i njerëzve që jetojnë në Donbas dhe Krime duhet të vendosë nëse ata janë pjesë e Rusisë apo Ukrainës”, tha Musk në Twitter.

Për këtë pati reagim të menjëhershëm nga Këshilltari i Shefit të Zyrës së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podolyak.

“A po përpiqeni të legjitimoni pseudoreferendumet që u zhvilluan nën kërcënimin e armëve në kushtet e persekutimit, ekzekutimeve masive dhe torturave? Rrugë e keqe.”

Musk iu përgjigj duke thënë se kjo do të mund të votohen nën mbikqyrjen e OKB-së.

“Jo, unë po sugjeroj të votoni nën mbikëqyrjen e OKB-së (ose zgjidhni entitetin ose vendin tuaj më të besuar). Ndoshta një qasje e ngjashme me Kosovën.”/Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.