Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Emisari britanik me mesazhe të qarta ndaj Qeverisë, thotë se ia dëmtuan imazhin Kosovës

Gazeta10
31 May 2023 - 19:43

I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, mbrëmë ka arritur në Prishtinë për të zhvilluar takime me krerët e shtetit dhe faktorët tjerë relevantë rreth situatës së fundit të krijuar në veri të vendit.

Në njoftimin e lëshuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, thuhet se Peach ka përcjellë mesazh shumë të qartë krerëve të shtetit, se veprimet në veri janë të pamtura dhe ia dëmtuan imazhin Kosovë.

“Në takimet me qeverinë, kam përcjellë një mesazh shumë të qartë: aksioni i qeverisë së Kosovës për t’i imponuar kryetarët e komunave me forcë nëpër objekte komunale ishte i pamatur dhe ka pasur pasoja dëmtuese. Nevoja është që të gjitha palët të depërshkallëzojnë menjëherë. I kam përcjell me vëmendje zhvillimet dhe kam biseduar me homologë në Uashington, Bruksel e më tej. Ato biseda ma kanë bërë të qartë se ngjarjet e fundit i kanë shkaktuar dëm imazhit ndërkombëtar të Kosovës dhe reputacionit të saj me aleatë”, ka thënë Peach.

Ai ka thënë se këto veprime, po e bëjnë të vështirë dhënjen e mbështetjesë së Britanisë ndaj Kosovës.

“Mbretëria e Bashkuar i ka qëndruar krah Kosovës në kohët më të mira e më të këqija, si mik e si mbështetës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, por aksionet e njëanshme vetëm sa do ta bëjnë edhe më të vështirë këtë”, ka theksuar Peach. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.