
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk varet nga gazi rus, raporton Gazeta10.
Tutje, ai ka thënë se Kosova është e angazhuar që të përmbush të gjitha obligimet për energji si dhe për treg të lirë të saj.
“Kosova fatmirësisht nuk varet nga gazi rus. Kosova është e angazhuar për t’i përmbushur të gjitha obligimet për energji, për treg të lirë të energjisë”, ka thënë Kurti.
Ai ka marrë pjesë të martën në Forumin Socio-Ekologjik 2022 në Shkup në diskutimit me temë “Një transformim i drejtë për Evropë të vetëmjaftueshme me energji”. / Gazeta10