
I dëguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se ShBA nuk vendos afate për Asociacionin, raporton Gazeta10.
Escobar ka thënë se kjo duhet të jetë tema e radhës në agjendë.
Tutje, ai ka thënë se ky është një detyrim ekzistues.
“Ne nuk vendosim afate. Kërkesa e vetme, nëse mund ta quani kështu, është që ajo duhet të jetë tema e radhës në agjendë. Pra, do na duhet të flasim rreth atij asociacioni dhe se si do ta zbatojmë. Është një detyrim ekzistues, është firmosur në marrëveshje, dhe ajo marrëveshje në Qeverinë e Kosovës tashmë ka kaluar nëpër procese të ndryshme me të cilat është konfirmuar”, tha Escobar në një intervistë për N1.
Escobar ka kujtuar se Blinken i ka thënë Osmanit dhe Kurtit se ai duhet të zbatohet.
“Në takimin e Sekretarit të Shtetit, presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, Blinken tha se duhet të zbatohet, për të cilën jemi pajtuar”, ka thënë Escobar. / Gazeta10