Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Është zonë aktive”- seizmologu kosovar flet pas termetit në Gjilan

Gazeta10
26 March 2024 - 20:32

Një termet me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter ka ndodhur pasditen e së martës në pjesën juglindore të Gjilanit.

Shemsi Mustafa, seizmolog, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se ky termet dëshmon për zonën që është aktive. Sipas tij, në të kaluarën ka pasur goditje me intensitet të lartë.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 26/03/2024 n’ora 17:45:46 sipas kohës lokale, zona në territorin e Serbisë, afër kufirit të Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit”, ka shkruar ai.

“Tërmeti në fjalë nuk kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët, nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën kjo zonë ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë bazuar në katalogun historik të tërmeteve, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë të intensiteti të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, thotë ai në postim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
23 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.