Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Fajtorë janë prindërit”, “S’duhet me ia miratu gjuhën e urrejtjes” – S’pajtohen Matoshi-Korça

Gazeta10
03 June 2026 - 20:53

Sonte në emisionin POLITIKO me Kushtrim Sadikun në Kanal 10 po debatohet për “Vrullin e fushatës para 7 qershorit”, ku panelistët në studion po japin vlerësimet e tyre rreth hapave të fundit se si po shoqërohet fushata, e cila pritet të përmbyllet këtë të diele me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

E duke analizuar dënimin që i është shqiptuar Vetëvendosjes për skandalin me vajzën e vogël në tubimin e Vushtrrisë, analisti Halil Matoshi tha se nuk është mirë që dënohet, por faji iu mbetet edhe prindërve, ngase nuk duhet me ia miratu gjuhën e urrejtjes fëmijeve të tyre.

“Edhe prindërit janë fajtorë për fëmijët  e tyre por problemi është se kemi të bëjmë më pushtet, dhe se pushteti në vend që me dërgu në shtëpi i duartroket”, tha Matoshi.

Por më vlerësimin e tij nuk pajtohet shumë analisti tjetër Burim Korça, i cili thotë se megjithatë organizatori duhet të ndërhynte.

Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.