Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Famullitari Sopi për Papen e ri: Shpresoj të jetë luan!

Gazeta10
08 May 2025 - 22:14

Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost, është zgjedhur udhëheqësi i ri i Kishës Katolike Romane më 8 maj dhe ka zgjedhur emrin Leon XIV. Ai është papa i 267 i Kishës Katolike dhe amerikani i parë që është zgjedhur papë.

Lidhur me këtë, famulltari i Kishës Katolike, Don Mikel Sopi, në një lidhje direkte në “Politiko” , ka thënë ky emër na bën të kuptojmë se kemi të bëjmë me një njeri që kërkon baraspeshim.

“Ky emër na bën të kuptojmë se kemi të bëjmë me një njeri që kërkon baraspeshim, pasi jemi duke jetuar në këto kohëra të konfrontimeve të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare dhe njihet ky si Papë që vërtetë kërkon më tepër dëshmi sesa fjalë, kështu që presim që më të vërtetë përcaktimi i tij dhe emri i tij me në fund do të jetë një mision, emri i tij në gjuhën tonë do të thotë Luan dhe presim që të jetë një luan i drejtësisë, i mirësisë një Papë që do të ketë ndjesi për ata që mendojnë ndryshe”, ka thënë Don Mikel Sopi. /Gazeta10 

 

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.