
Analistja politik, Fatime Hajdari në “Politiko” komentoi deklaratëne sotme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti i cili tha se duhet të presim deri në fund të javës për të parë nëse do të mund të bëjnë ndonjë koalicion me ndonjë parti, për ta bërë Qeverinë e re.
Hajdari për Kurtin tha se që është kritikuar në të gjitha studiot televizive, duke përjashtuar këtu kundërshtarët politikë të cilët e kanë të drejtën ta kundërshtojnë dhe të kenë mendime të ndryshme,e madje edhe të jenë të ashpër me të, por problemi qëndron tek ata persona që japin diagnoza të ndryshme në panele për 4 vjet radhazi.
“Kurti përveç që është krititkuar sepse kritika është e mirëseardhur, ndihmon dhe shëron demokracinë, por në këtë rast i njejti nga të gjitha studiot televizive, mos të flas për kundërshtarët politik sepse është e kuptueshme që ata të kenë një mendim ndryshe dhe ta kritikojnë, madje edhe të jenë të ashpër me të. Por shumë e quditshme mllefi dhe diagnoza që jepen prej njerëzve të ndryshëm në panele. Kjo na ka shoqëruar për 4 vjet, madje edhe kur jemi duke folur për gjana krejt jashtë temeva politike, këtu gjithmon dikush ka me gjet fiksimin e tij dhe me rikthy në tavolinë, me ja dhanë prej diagnozave të shëndetit mendor e deri tek ato shpeshherë të shëndetit fizik. Kështu që e konsideroj, si pikë e parë nuk qëndron që i njejti është ai që ka bërë akuza në vazhdimësi e këtta tjerët janë engjujt të cilët kanë zbritur prej parajsës, e të njejtit janë tmerruar me kursin që i njejti e ka në diskursin publik”, shtoi tutje Hajdari.
Për më shumë detaje, ndiqeni deklaratën e plotë të Gashit: