Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Feraj falenderon qytetarët për mbështetjen lidhur me pyetjen ndaj Haradinajt

Gazeta10
28 Shtator 2022 - 12:35

Këshilltari i Kurtit, Hysamedin Feraj përsëri ka shkruar fjalë për të parin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për të cilin ditë më parë shtroi një pyetje të rëndë, e që sjelli shumë reagime publike, raporton Gazeta10.

“Pse vëllezërit e tu i vrau Serbia e ty jo”, ishte pyetja.

Feraj ka shkruar se kritikuesit, po ta kishin ditur se në esencë ajo pyetje është formuluar nga Ramushi, nuk do të kishin qenë aq të ashpër në kritikat ndaj tij.

Ai përveç kësaj ka falenderuar njerëzit që e kanë mbështetur dhe kritikuar njëkohësisht, për këtë pyetje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.