
Milun Milenkoviq, i njohur si “Llune”, që u arrestua sot nga Policia e Kosovës në veri, është i njohur edhe në Beograd për vepra kriminale që dyshohet t’i ketë kryer edhe në veri me organizimin e sulmeve ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Neri Ferizi nga shoqëria civile e Mitrovicës në Info10.
“Një mik i imi nga Beogradi e konfirmon që ky person njihet edhe në Serbi si person problematik. Mund të jetë personi që i ka organizuar të gjitha tensionet në veri, dhe sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë.”, tha Ferizi.
Ajo tha se çfarëdo zgjidhje politike që bëhet për veriun, qoftë edhe Asociacioni, situata do të jetë e njëjtë nëse nuk zhduket kontrolli i presidentit serb, Vuçiq mbi qytetarët serb të veriut.
“Hapi i sotëm është nismë e re drejt zhdukjes së këtyre strukturave paralalele. Çkado që bëhet për veriun edhe nëse bëhet Asociacioni, nëse nuk arrihet të zhduket kontrolli i Vuçiqit përmbi qytetarët e veriut, është e pamundur të bëhet dicka më tutje.”, tha Ferizi në Info10.
Milun Milenkoviq, i njohur si “Llune”, u arrestua të martën nga Njësia Speciale e Kosovës, nën dyshimin për disa vepra kriminale./Gazeta10