Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Fidan Rama rendit “top 10-shen” e Vetëvendosjes

Gazeta10
05 June 2026 - 21:28

Komentatori politik Fidan Rama në “Politiko” ka prezantuar listën e tij prej dhjetë emrash që, duhet të jenë pjesë e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosja, duke theksuar se në këtë përzgjedhje nuk ka përfshirë kryetarët.

“Në këtë pjesë kam larguar nga lista kryetarët dhe në top 10-shen e VV-së sipas meje duhet të jetë i pari Glauk Konjufca, e dyta Albulena Haxhiu, e treta Shqipe Selimi, i katërti Anton Konushevci, i pesti Blerim Gashi, i gjashti Bylbyl Sokoli, i shtati Hekuran Gashi, i teti Ejub Ahmeti, i nënti Luan Aliu dhe i dhjeti që duhet të hyjnë në Kuvend është Nazmi Hoxha”, tha Rama.

Sipas tij, kjo listë reflekton një kombinim të figurave politike dhe emrave që ai i konsideron të denjë për përfaqësim parlamentar, duke lënë jashtë drejtuesit kryesorë të partisë për një vlerësim më të gjerë të kuadrove të tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.