Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fidan Ukaj: Kusari Lila rrezikon të futet në listën e zezë të ShBA-ve

Gazeta10
04 June 2024 - 19:31

Analisti politik Fidan Ukaj ka thënë  se hefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, mund të shpallet në listën e zezë të SHBA-ve.

Ai këto komente i ka bërë në emisionin “Raport” me Naim Sadikun në Kanal10, ku ka komentuar incizimin ku Kusari Lila dëgjohet duke komunikuar   me Milan Radojçiçin.

“Mendoj se zonjën Kusari-Lila me gjasë (ShBA) ndodhta edhe ta vendos (Kusari Lilën) në listën e zezë sepse po komunikon me një kriminel (Radojçiçin) që përveç se është në listën e zezë të ShBA-ve, ka kryer edhe një akt terrorist …”, ka rthënë Ukaj

Ai ka thënë se në bazë të bisedës që është publikuar shihet se komunikimi i Kusari Lilat me Radojçiçin ka qenë i përhershëm.

“Nëse mundem me tërheq si paralele komunikimi me Radojçiçin është njëjtë si me komunikuar me Vulin, se të dy gjenden në listën e zezë të ShBA-ve dhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, po i sqaron apo po i komunikon rrjedhjen e jetës së saj së e ka përfunduar orarin e punës tani po shkon në shtëpi. Kjo të jep me kuptuar se komunikimi me këtë kriminel ka qenë i vazhdueshëm ka ndodh edhe një komunikim i mëhershëm, sepse në komunikim të parë një komunikim kaq relaksues nuk mundësh me bë. Mendojë se do të ketë reagim edhe nga ana e ShBA-ve sepse ne e pamë një reagim të vendosur në adresë të Vuçiqit për vendosjen e Vulinit dhe disa personave tjerë në Qeverinë e Presidentit Vuçiq atje”, është shprehur Ukaj. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.