
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se sot fillon Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023, raporton Gazeta10.
Kurti ka thënë se ky proces është i rëndësishëm për politikat e së ardhmes.
Tutje, ai ka ftuar që secili qytetar të regjistrohet.
Më tej, ai ka thënë se afër 5 mijë persona do të marrin pjesë në këtë regjistrim.
Këtu keni statusin e plotë:
“Afër 5 mijë veta do të punojnë për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave nga 1 shtator deri më 16 tetor 2023. Sot filloi Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023 dhe konferenca katër ditore REKOS organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) për konsultime me palë të interesuara.
Të dhënat mbi madhësinë, shpërndarjen dhe përbërjen e popullsisë, kushtet e jetesës e niveli i edukimit, janë bilanci empirik i së tashmes dhe baza e politikave për të ardhmen.
Secili qytetar i Kosovës do të regjistrohet. Qeveria e Kosovës do të mbështes ASK-në që regjistrimi të jetë cilësor, profesional, dhe gjithëpërfshirës”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10