Lajme

Fillon kampi veror i fëmijëve në Prizren, organizim i Kosovës me partnerët gjerman

Gazeta10
19 Shtator 2022 - 11:03

Përmes një komunikate për media, është njoftuar se Kampi Veror i Fëmijëve do të mbahet për herë të tretë në Prizren nga datat 19 deri më 23 shtator 2022, raporton Gazeta10.

Në mbledhjen e fillimin e këtij program ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarë komunash, boksierin Luan Krasniqi si dhe profesoreshën e Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës , Remzie Shahini-Hoxhaj.

Ky kamp organizohet nga Education Unlimited, organizatë gjermane dhe mbahet në hapësirat e Gjimnazit Loyola (Prizren) dhe është mundësuar me ndihmën e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë Federale Gjermane për Familje, të Moshuar, Gra dhe të Rinj.

“Kampin Veror të Fëmijëve që do të mbahet për herë të tretë nga 19-23 shtator 2002 në Prizren. Ky kamp organizohet nga Education Unlimited organizatë gjermane dhe mbahet në hapësirat e Gjimnazit Loyola (Prizren).”, thuhet në njoftim.

Në të marrin pjesë 80 nxënës nga Gjermania, Franca, Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.