Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

‘Fluturoi disa metra”, dëshmitaret tregojnë si e goditi vetura këmbësorin të ‘EULEX-i’

Gazeta10
23 November 2023 - 12:01

Një person i gjinisë femërore është goditur me veturë afër objektit të EULEX-T në lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Gazeta10 ka siguruar disa fotografi ku një person shihet i shtrirë në rrugë, ndërsa disa persona të tjerë përpiqen t’i dalin në ndihmë.

Një dëshmitar i rastit ka treguar për gazeta10, se nga goditja e veturës, këmbësori ka ‘fluturuar’ disa metra.

Sipas dëshmitarëve gjendja e këmbësorit ka qenë e rënduar.  

Në vend të ngjarjes ka dalë ambulanca dhe Policia e Kosovës e cila po merret me rastin. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.