Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Forumi për Gratë në Kosovë, Hovenier: I nderuar të marrë pjesë

Gazeta10
22 October 2022 - 20:03

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ndihet i nderuar që ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Kosovë, raporton Gazeta10.

Hovenier e falënderon presidenten Osmani për ftesën që ia ka bërë.

Tutje, Hovenier e ka vlerësuar këtë forum si të rëndësishëm.

Këtu keni postimin e plotë:

“ I nderuar të marr pjesë në #WPSRKS2022 & të flas me ndikimin e qëndrueshëm të angazhimit të Sekretares Albright për avancimin e agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë (WPS) – & shumë më tepër. Faleminderit Presidentes Vjosa Osmani për thirrjen e këtij forumi të rëndësishëm që i jep përparësi çështjeve të WPS” thuhet në llogarinë e tij në Twitter.

Gjatë ditës së sotme një fjalë rasti në këtë forum e ka pasur edhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.