
Sot me fillim nga ora 14:00, selektori i Kombëtares së Kosovës, i është drejtuar mediave në prag të ndeshjes me Norvegjinë.
Gjermani ka folur me mjaftë shumë optimizëm, duke bërë të ditur se Kosova është mjaftë shumë e përgatitur, për të fituar ndeshjen ndaj Norvegjisë.
“Jemi maksimalisht të përgatitur që të luajmë kundër Norvegjisë dhe të fitojmë”, kështu e nisi Foda fjalimin e tij në konferencën për media.
Ndeshja ndaj Kombëtares skandinave, zhvillohet me 5 qershor në Oslo, aty ku Kosova pritet të ketë përkrahje nga Dardanët të cilët jetojnë në diasporë.