
Deklarata e ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit James O’Brien ku i kërkon Qeverisë së Kosovës të tërhiqet nga vendimi për dinarin, ka nxitur debat në emsionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Analisti politik, Blerim Gashi është shfaqur i çuditur nga kjo kërkesë e drejtëpërdrejtë e zyrtarit të lartë amerikan, raporton gazeta10.
Ai ka thënë se deklarata e O’Brien është problematike, mirëpo sipas tij, SHBA nuk heq dorë lehtë nga partneriteti me Kosovën.
“E shoh një të metë në deklaratën e James O’Brien. Është një paralajmërim, por nuk është një kërcënim. Këtë e shoh me shumë në kontekstin e një paralajmërimi për Kurtin se SHBA vetëm informimin nuk e konsiderojnë partneritet dhe aleancë dhe kjo për Qeverinë Kurti është goxha ‘kafshatë’ e rëndë për të menaxhuar”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/
Videon e plotë e gjeni me poshtë…