Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gashi ironizon: ‘Kur të bëhet Asociacioni, komuniteti serb ka me hongër me lugë të dukatit’

Gazeta10
15 November 2023 - 22:18

Krijimi i Asociaiconit po debatohet në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’.

Analisti, Blerim Gashi duke folur për këtë teme, ka ironizuar me jetesën që e pret komunitetin serb që jetojnë në Kosovë, raporton gazeta10.

“Deri tash edhe nëse e ndërton analizën me frikën se s’ka pas këtu asnjë tendencë nga Serbia mu manipulua komuniteti serb, me ndërtua një super strukturë e cila e manipulon, sepse vetëm të Asociacini repektivisht të ‘Zajednica’ paska mbet çështja, atëherë se si të bëhet Asociacioni me lugë të dukatit kanë me hongër komuniteti etnik serb i Republikës së Kosovës”, ka thënë Gashi.

Ai ka kërkuar nga Qeveria qe të këtë kujdes me manipulimin politik që po i bëhet komunitetit serb nga Qeveria e Serbisë për të destabilizuar shtetësinë e Kosovës.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.