
Aksionin e bastisjeve te ish Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore dhe te anëtarët e bordit, Kenan Gashi nga rrjeti i OJQ-ve |AVONET”, e ka konsideruar si histori në vete duke thënë se deri me tani kemi pasur vetëm bastisje por jo edhe arrestime.
“Deri me tani kemi pasur vetëm garë politike mes VV-së dhe ish zyrtarëve të NPB-së që vijnë nga PSD-ja”, tha Gashi.
Sipas Gashit kjo çështje që ka nga dita e parë ka qenë politike por që duhet t’ia lëmë në dorë Prokurorisë.
Ai ka lavdëruar Prokurorinë Speciale për aksionin e sotëm dhe tani siç tha ai presim rezultatet konkrete.