Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gashi ngre dyshime: “Gjykata s’ka dhënë llogari për rrjedhjen e dokumenteve konfidenciale”

Gazeta10
30 Prill 2026 - 23:23

Gazetari Kreshnik Gashi ka ngritur dyshime për mënyrën se si janë trajtuar dokumentet konfidenciale të Gjykatës Speciale në Hagë, duke thënë se nuk ka ende asnjë hetim penal për rrjedhjen e tyre në publik.

Në një deklarim për emisionin “Adresa”, ai tha se nuk është sqaruar se kush nga zyrtarët e gjykatës mund t’i ketë fotokopjuar dhe nxjerrë jashtë dokumentet që kanë qenë pjesë e një procesi hetimor.

“Ne nuk kemi asnjë hetim penal deri tani se kush janë zyrtarët e gjykatës që i kanë fotokopjuar ato dokumente dhe i kanë nxjerrë jashtë,” u shpreh Gashi.

Ai shtoi se deri tani nuk ka pasur asnjë arrestim apo përgjegjësi të adresuar brenda institucionit, duke theksuar se llogaridhënia është fokusuar vetëm te publikuesit e materialeve dhe jo te zinxhiri institucional i ruajtjes së tyre.

Sipas tij, kjo situatë ngre pyetje edhe për mënyrën se si trajtohet mbrojtja e dëshmitarëve brenda sistemit gjyqësor.

“Llogaridhënia ka shkuar te publikuesi, por jo te ai që ka pasur zinxhirin për t’i ruajtur dokumentet,” theksoi ai.

Gashi paralajmëron se nëse dëshmitarë të mbrojtur që janë pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë ndihen të kërcënuar, kjo mund të tregojë probleme serioze në funksionimin e sistemit të mbrojtjes së tyre në Gjykatën në Hagë.

nbsp;

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.