
Komentatori politik Sadik Zeqiri, në Adresa tha se institucionet dhe qytetarët e Kosovës duhet ta trajtojnë me objektivitet raportin për funksionimin e Dhomave të Specializuara, pa e politizuar apo interpretuar sipas qëndrimeve të parapërcaktuara.
Sipas tij, raporti duhet të lexohet drejt dhe të mos i jepet anë, pavarësisht ndjeshmërisë politike që lidhet me proceset gjyqësore në Hagë.
“Është mirë që ne si qytetarë të Republikës dhe si institucione të jemi krah këtij raporti dhe ta lexojmë drejt, e jo t’i japim anë, sepse ne e dimë se cila është dëshira jonë. Dëshira jonë është që ata të mos jenë fare në Hagë,” tha Zeqiri në Adresa.
Ai shtoi se raporti evidenton shkelje të të drejtave të njeriut dhe trajtim të diskutueshëm të të paraburgosurve, duke përmendur edhe raste kur, sipas tij, nuk janë lejuar vizita familjare në momente të rëndësishme.
“Raporti tregon se në Hagë po shkelen të drejtat e njeriut. Nuk u është lejuar të akuzuarve të marrin pjesë në raste vdekjeje në familje, si në rastet e varrimit të prindërve apo familjarëve të tyre,” tha Zeqiri.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/E6oMYYTXW80