Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sadik Zeqiri: Në Hagë po shkelen të drejtat e njeriut, ish krerët e UÇK-së nuk i lejuan as në varrime të familjarëve

Gazeta10
30 Prill 2026 - 23:48

Komentatori politik Sadik Zeqiri, në Adresa tha se raportet mbi funksionimin e Dhomave e Specializuara, evidentojnë shkelje serioze të të drejtave të njeriut.

Sipas tij, praktikat e ndjekura nga kjo gjykatë kanë kufizuar të drejtat themelore të të akuzuarve, përfshirë edhe në situata të ndjeshme familjare.

“Ky raport po tregon që në Hagë po shkelen të drejtat e njeriut, që ata gjyqtarë nuk i kanë lejuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin që, në rastet kur kanë pasur vdekje në familje, të vijnë në ditën e varrimit të baballarëve, vëllezërve dhe familjarëve të tyre,” tha Zeqiri në

Ai theksoi se raste të tilla  përbëjnë tregues të qartë të kufizimit të të drejtave të njeriut dhe familjarëve të të paraburgosurve në këtë proces.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/E6oMYYTXW80

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.