Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Artan Çerkini: Vazhdimi i paraburgimit pa kritere dhe pa bazë juridike, problem serioz në Speciale

Gazeta10
30 Prill 2026 - 22:52

Avokati Artan Çerkini, në Adresa tha se raportet e fundit për funksionimin e Dhomave të Specializuara, i kanë konfirmuar në mënyrë të detajuar shumë nga shqetësimet e ngritura më herët, duke u bazuar në dokumente dhe procesverbale zyrtare të vetë gjykatës.

Sipas tij, një nga çështjet kryesore të evidentuara është vazhdimi i paraburgimit pa kritere të qarta dhe të arsyeshme. Ai theksoi se raporti nuk ka arritur të adresojë një zhvillim të fundit, i cili lidhet me vazhdimin e paraburgimit edhe pas përfundimit të procedurës dhe fjalëve përfundimtare, me arsyetimin se mund të ketë ndikim mbi dëshmitarët.

“Pra, të gjitha këto i konstaton raporti, por në mënyrë shumë të detajuar dhe gjithmonë duke u mbështetur në vetë dokumentet dhe procesverbalet e Dhomave të Specializuara. Në raport, me theks të veçantë, përmendet vazhdimi i paraburgimit pa kritere,” tha Çerkini në Adreasa.

Ai shtoi se, një arsyetim i tillë nuk qëndron juridikisht, pasi ndikimi mbi dëshmitarët është i mundshëm vetëm deri në momentin kur ata japin dëshminë në gjykatë.

“Madje tash kemi edhe vazhdimin e paraburgimit pas përfundimit të procedurës, me arsyetimin se mund të ndikohet në dëshmitarë. Kjo është nonsens, sepse ndikimi hipotetik mund të ekzistojë vetëm deri në momentin e dëshmisë. Tani nuk ka më dëshmitarë që mund të ndikohen, sepse ata tashmë kanë dëshmuar,” tha tutje Çerkini.

Çerkini shtoi se,  një arsyetim i tillë nuk ekziston në asnjë sistem juridik në botë si bazë për vazhdimin e paraburgimit.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/uS-4i-bNvdQ

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.