
Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar se Gjykata Speciale duhet të japë përgjigje për çdo pikë të ngritur në raportet që lidhen me atë raport.
Në një prononcim për emisionin “Adresa”, Behrami tha se deri më tani ka munguar një raport i tillë.
“Nëse nuk ka ankesë formale qoftë nga shteti, qoftë nga parlamenti, qoftë nga shoqëria civile apo ndonjë organizëm tjetër, neve na ka munguar një raport i tillë,” u shpreh ai.
Behrami shtoi se, sipas tij, një rol më aktiv duhet të ketë edhe Avokati i Popullit, i cili mund t’ia adresojë çështjen organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
“Organizatat për të drejtat e njeriut brenda pak ditësh do ta ‘bombardojnë’ gjykatën me pyetje,” tha ai, duke shtuar se kjo do të krijonte presion institucional, jo për të ndikuar në vendime, por për transparencë.
Ai theksoi se Gjykata Speciale duhet të përgjigjet për çdo pikë të ngritur në raportet e saj, njësoj siç është vepruar më herët me raportet ndërkombëtare, përfshirë edhe raportin e Dick Marty-t.