
Analisti politik, Blerim Gashi ka komentuar listën e deputetëve fitues të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gashi ka thënë se lista e LDK-së e ka befasuar edhe Lumir Abdixhikun, i cili sipas tij, kishte pasur pritshmëri për rezultate të larta në këto zgjedhje.
“Qekjo dhjetësha qetu në këtë dukje, nga burime brenda LDK-së ia kanë qit lotët Abdixhikut. Ka qajtë atë natë sepse ka pritë rezultat të fortë”, ka thënë Gashi.
Ai ka theksuar se nuk mund të shkohet në zgjedhje me njerëz të vjetër, ashtu siç ka vepruar LDK-ja.
“Nuk shkohet në rrugë të re me njerëz të vjetër”, ka thënë ai. /Gazeta10/