Gazeta10

Gashi: Sot, VV-ja i dha fund njërës prej shtyllave të demokracisë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë, si shkak i pamundësisë për formimin e Komisionit Hetimor për rezerva shtetërore.

Pasi lëshoi sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, ai tha se sot “merr fund përfundimisht njëra prej shtyllave kryesore të demokracisë që është mbikëqyrja parlamentare”.

Sipas tij, sot Lëvizja Vetëvendosje, i ka dhënë fund njërës prej shtyllave të demokracisë.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë që një qeveri të bllokojë qëllimisht për 6 muaj një Komision Hetimor dhe në fund të pamundësojë vendimmarrjen në atë Komision. Problemi i abuzimit me rezervat shtetërore një ditë do të zbardhet, problemi i pamundësisë së funksionimit të shtyllës kryesore të demokracisë që është mbikëqyrja parlamentare prej është sot është model fatkeq për Kosovën. Sot e tutje çdo shumicë që do të vijë do ta ketë precedentin e ndërtuar nga VV-ja të bllokimit të Hetimit Parlamentar”, u shpreh Gashi./Gazeta10

NË FOKUS

valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët