
Analisti Blerim Gashi, në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal 10, ka folur rreth tubimeve të partive politike në diasporë.
Ai ka thënë se nuk është gabim takimi me mërgatën, teksa ka hedhur thumba në drejtim të opozitës, duke thënë se këto tubime i kanë bërë vetëm “hequr qafe mërgatën”.
“Nuk besoj që është gabim shkuarja tek mërgata, nuk konsideroj që nuk duhet të takohet mërgata, por konsideroj që kjo është bë hajt të ia nisim me mërgatën ta heqim qafe të kthehemi pastaj në vend këtu”, ka thënë Gashi.
“Sa i përket partizimit të mërgatës se ata nuk janë të përhumbur, moti jemi dëshmitar të partizimit të skajshëm, bazat janë të më hershme, në aspektin burimor ka qenë presidenti historik që e ka mshelë atë setrën e madhe të mërgatës edhe ka kaluar përtej vijës partiake, andaj kur ka vdekur Rugova ka qenë një farë strekeqe dhe një partizim, sepse baza ka qenë e LDK-së, tash çka ka ndodhur kemi parë që kushdo që ka qenë kryeministër i ka shfrytëzu resurset e shtetit për propagandë partiake ajo ka shkaktuar neveri tek mërgata jonë”, ka thënë Gashi. /Gazeta 10/