
Arbër Ramadani, gazetar në Nacionale, njëra prej mediave që në edicionin e lajmeve të RTK-së, u tha kinse financohen nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq, deklaroi se lajmet e tilla janë me porosi.
Sipas Ramadanit, i ftuar në emisionin Raport të Kanal 10, përmendja e tillë ishte e qëllimshme nga niveli politik,konkretisht njeriut që kanë aty, raporton gazeta 10.
“Së pari kisha dasht me u ndal tek RTK-ja, ekziston një strategji brenda RTK-së por që nuk është zbulim i RTK-së e as i Rilind Gërvalles por prej shteteve autokratike ku lajmet e tilla. që janë me porosi, ato nuk i bëjnë gazetarët e nuk as hulumtim për to. Por ato vetëm ndërgohen dhe i lexon prezantuesi i lajmeve. Është e qëllimshme prej nivelit politik, prej njëirut të vet që e kanë aty, Rilind Gërvalles sepse nuk është e qëllimshmje as prej gazetarëve që janë aty”, tha Ramadani/Gazeta10