
Lyudmila Makey, gazetarja e parë ukrainase e cila është strehuar në Kosovë, ka folur për ngjashmëritë në mes të Kosovës dhe Ukrainës.
Makey ka thënë se Ukraina po lufton me sakrificë sikurse Kosova për lirinë e vendit.
“Patjetër që edhe Kosova ka luftu për lirinë e vendit me gjak dhe sakrificë, kështu që edhe ukrainasit vazhdojnë sepse kjo po ndodh edhe në Ukrainë për momentin.”, ka thënë ajo.
Gazetarja ukrainase gjithashtu ka thënë se të dyja vendet e kanë nga një “fqinj të çmendur”.
“Kështu që edhe një armik të çmendur njësoj si ju e kemi afër”, ka thënë Makey. /Gazeta10/