Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gecaj për paraqitjen e Bislimit me gazetarët: Ishte tejet i tensionuar

Gazeta10
16 November 2022 - 18:07

Njohësi i çështjeve të sigurisë Hysen Gecaj, në emisionin Info10 ka komentuar sjelljen e zv.kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit me gazetarët për çështjen e targave, derisa është pyetur se a ka marrëveshje të re, raporton Gazeta10.

Ai u shpreh se Bislimi ishte nën presion dhe se kjo sjellje e tij është e njohur, mirëpo kësaj radhe ishte më e theksuar.

“Shihet se zotri Bislimi ishte nën presion dhe trysni të jashtëzakonshme për të ndryshu qëndrimin të cilin e ka marrë ma herët Qeveria e Kosovës sepse edhe komunikimi i tinaj me gazetarët ishte tejet i tensionum. Kjo është e njohur për natyrën e zotri Bislimit mirëpo kësaj here ishte më e theksume. Nuk është problemi pse qasja është e tillë para gazetarëve por qytetari ka nevojë pikërishtë për transparencë.”, u shpreh Gecaj./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.