Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gecaj: Synimi i Serbisë është ta hap edhe një vatër në Kosovë, e kjo nuk shkon kështu

Gazeta10
10 Korrik 2024 - 18:19

Deklaratat e fundit të zyrtarëve shtetëror se ende ekziston rreziku nga shteti fqinj, Serbia ngjallën reagime të ndryshme në vend, raporton gazeta10.

Sipas eskpertit të çështjeve të sigurisë, Hysen Gecaj ishte deklarata e gjeneralit amerikan ajo e cila ka kredibilet të lart kur flitet për siguri në vend e rajon.

“Tërheqjen e vëmendjes e bëri deklarata e ish gjeneralit amerikan Clark, besueshmëria natyrisht që është shumë kredibile mirëpo tash kjo edhe një anë tjetër, atë se si e kuptojmë ne atë deklaratë dhe si veprojmë si shtet”, deklaroi Gecaj.

“Kemi thënë se Serbia e mban situatën të tensionuar veri të Kosovës dhe i kemi treguar edhe arsyet pse e mban dhe kur mundet me eskalu situata”, shtoi mes tjerash ai.

Sipas Gecaj, reagimet e Serbisë janë të lidhura ngusht me luftën ruse në Ukrainë dhe përderisa nuk ka zhvillime të reja atje, Serbia nuk shkon përtej provokimeve.

“Synim i Serbisë gjithsesi që është të hap edhe një vatër këtu, por është dhe pala tjetër e cila heziton të hap një vatër të tillë , por ajo e luan një ral e cila nuk shkon kështu deri në pafundësi. Bashkësia ndërkombëtare ka treguar një durim të jashtëzakonshëm në raport me Serbinë”, deklaroi Gecaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.