
Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm me anë të një komunikatë për shtyp ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për zhvendojses e kryetarit të Shoqatës Sindikale, Agron Maloku në Ministrinë e Shëndestësisë, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit, ky vendim është lëshuar me datën 16 shtator 2022, ndaj diplomatit i cili ka qenë pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme që nga themelimi i saj.
“Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm(SHSASHJ) shpreh shqetësimin e saj dhe reagon fuqishëm kundër veprimit të fundit kundër veprimtarisë sindikale në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës. Z. Agron Maloku, kryetar I Shoqatës Sindikale ka pranuar një vendim nga MPB(datë 16/09/2022) përmes të cilës sistemohet në Ministrinë e
Shëndetësisë, kindse në kuadër të sistematizimit dhe riorganizimit të ri të MPJD-së. Maloku është diplomat I akrrierës, bartës I funksionit të drejtorit që nga themelimi I MPJ-së më 208…”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Tutje ata kanë cekur se sipas Ligjit nr 04/-L-011 për organizim sindial ku ndalon caktimin e përfaqësuesve sindikal në një vend tjetër të punës, MPJD dhe MPB kanë bërë ndërhyrje të drejtëpërdrejtë në funksionimin dhe administrimin e Shoqatës Sindikale dhe se janë shkelur të drejtat e garantuara kushtetuese.
“LIGJI Nr. 04/-L-011 PËR ORGANIZIM SINDIKAL NË KOSOVË garanton imunitetin e përfaqësuesve sindikal dhe ndalon caktimin në një vend tjetër të punës ntë një përfaqësuesi sindikal gjatë kohës sa ai/ajo ushtron veprimtari sindikale…Duke e caktuar z.Malokun kryetar të Shoqatës Sindikale në një vend tjetër të punës, MPKD dhe MPB knaë bërë ndërhyrje të drejtëpërdrejtë në funksionimin dhe administrimin e Shoqatës Sindikale…”, thuhet në njoftim.
Shoqata Sindikale i ka bërë thirrje BSPK-së, Avokatit të Popullit dhe Prokurorisë së Shtetit që të trajtojnë në mënyrë ex officio një shkelje të tillë sipas tyre./Gazeta10.