Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gërvalla dhe Dendias flasin për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Gazeta10
12 March 2023 - 22:13

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, priti sot në Kosovë ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë takimit u diskutua për progresin e Kosovës, sidomos në fushën e ekonomisë dhe të sundimit të ligjit, si dhe procesin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë.

“Në vazhdim, ata diskutuan edhe për marrëdhëniet shumë të mira mes Kosovës dhe Greqisë dhe potencialin e madh për thellimin dhe zgjerimin e këtyre marrëdhënieve. Nga takimi, doli vlerësimi i përbashkët për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve duke besuar se ky takim do të shërbejë për të forcuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Greqisë dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit tonë”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.