
Kosova dhe Serbia kanë nisur një ‘luftë’ diplomatike rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian.
Kosova është optimiste se të martën (nesër) do të marrë dritën jeshile për pranim në Këshill të Evropës.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, një ditë para mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është shprehur optimiste për anëtaërimin e Kosovës në KiE.
Në emsionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10, ministrja Gërvalla ka ripërsëriti se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për tu anëtarësuar në KiE, raporton gazeta10.
“Unë jam optimiste por kur kemi të bëjmë me votim, duhet të llogarisim dy opsione”, ka thënë Gërvalla.
Ajo ka thënë se kanë ardhur në Strasbourg një ditë para mbledhjes së Asmablesë dhe kanë trokitur në çdo derë për t’i siguruar votat. /Gazeta10/