Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gërvalla reagon pasi Biden tërhiqet nga gara për president: Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse

Gazeta10
21 July 2024 - 21:55

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz, ka reaguar pasi presidenti amerikan , Joe Biden, ka njoftuar për tërheqjen e tij nga gara për president të SHBA.

Gërvalla ka thënë se populli i Kosovës dhe Kosova admirojnë dhe do të jenë gjithmonë falendërues për presidentin Biden.

“Ai po tregon përsëri se çfarë lideri i madh dhe i mirë është”, ka shkruar ajo.

Tutje kryediplomatja ka shkruar se lidershipi i Biden dhe kontributi dekadësh për liri dhe demokraci janë një shërbim për të gjithë botën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.