Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Gëzuar për të gjithë”, Ahmeti: Viti 2024 ishte një vit i mbarë për televizionin e gazetarëve!

Gazeta10
31 December 2024 - 21:38

Drejtori i televizionit Kanal 10, Arben Ahmeti në edicionin festiv të “Babadimri i Politikos”, ka uruar festën e Vitit të Ri për të gjithë qytetarët.

“Gëzuar të gjithëve. Faleminderit shumë që na keni ardhur. Uroj që të keni një natë të mrekullueshme”, ka thënë Ahmeti të pranishmëve.

Derisa ka përmendur ngjarjet e mëdha që e kanë karakterizuar televizionin e gazetarëve përgjatë vitit 2024, Ahmeti ka thënë se zgjedhjet amerikane e kanë dëshmuar kapacitetin e stafit të Kanal 10.

“Stafi jonë është ndërtu aq shumë me kapacitete dhe ka mbërri aq shumë që të bënte transmetin maratonik pa pasur nevojë as për mu, Fidanin ose Kushtrimin, nejse për këta dy pak më shumë”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, me diskutime interesante, muzikë festive dhe surpriza të shumta, “Politiko” premton të jetë një festë e vërtetë televizive.

Mos e humbisni këtë mbrëmje unike! Të gjithë së bashku, vetëm në Kanal 10! /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.