Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Gjaku i dëshmorëve nuk shitet” – Fillon ndërtimi i shtëpive të shqiptarëve në veri

Gazeta10
08 September 2023 - 18:45

Në emisionin “Raport”, me gazetarin Naim Sadiku, në një lidhje direkte nga veriu, gazetarja Sara Aliu ka intervistuar Orhan Rrakatelin, nga trolli ku do të ndërtohet nga Qeveria e Kosovës, shtëpia e re.

Rrakateli ka deklaruar që këtë vendim e kanë pritur shumë mirë dhe urojnë që të kthehen sa më shpejtë ai dhe dy vëllezërit e tij.

“Shpresa vdes e fundit, kena pritur shumë dhe tani do të kthehemi”, ka thënë Rrakateli.

Ai ka treguar tutje që i ka ndërruar rreth 12 vendbanime.

Rrakateli ka kujtuar kohën kur serbët i dëbuan nga trolli i tyre.

“Me 4 pril 1999, në ora 11:00 është djegur shtëpia”, ka thënë ai duke vazhduar që pas luftës kanë pasur oferta që ta sheshin trollin deri në 145 mijë euro.

Ai ka deklaruar që janë pritur mirë edhe nga serbët nderkohë që ka falënderuar policinë e Kosovës për mbështjen dhe ka kërkuar siguri nga ta. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.