Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet edhe një trup i pajetë i një terroristi të vrarë në veri (Foto)

Gazeta10
25 September 2023 - 15:33

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale po vazhdojnë ekzaminimet në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u zhvillua aksioni policor pas sulmeve të një grupi terroristësh serbë, ku mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku. Në vazhdën e hetimeve që po kryhen në atë pjesë, burimet brenda PSRK-së kanë bërë me dije për Sinjalin se tashmë është gjetur trupi i pajetë i një terroristi të vrarë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tre sulmues janë vrarë dhe një është arrestuar, kursedhe katër persona të tjerë janë arrestuarpër posedim të armëve, municionit dhe radiolidhjeve.

Megjithatë, vet ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e konfirmoi mbrëmë se numri i të vrarëve në mesin e terroristëve mund të jetë më i madh.

Ndryshe, prokurori special i rastit në veri, Naim Abazi ka thënë se janë duke u lokalizuar disa shtëpi dhe automjete në Banjskë të Zveçanit, në të cilat dyshohet se kanë armatim si dhe po punohet ende për të identifikuar persona tjerë të dyshuar lidhur me këtë rast.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.