Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet i pajetë një person në Prishtinë, dyshohet se ka qëndruar i vdekur për më shumë se 10 ditë

Gazeta10
14 January 2025 - 10:23

Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Sipas informacioneve që posedon Insajderi, dyshohet se trupi i viktimës ka qëndruar në banesë për më shumë se 10 ditë.

Viktima, i lindur në vitin 1944, jetonte i vetëm dhe nuk kishte kontakte të shpeshta me të afërmit apo fqinjët.

Rasti është raportuar në Polici rreth mesnatës së datës 14 janar 2025.

Ekipet e hetuesisë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.