Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gjeneral Sefer Isufi emërohet këshilltar ushtarak i presidentes Osmani

Gazeta10
22 March 2023 - 17:23

Sefer Isufi, gjeneral brigade, është emëruar të mërkurën këshilltar ushtarak i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidenca ka njoftuar se ky emërim është bërë me kërkesë të Osmanit, e cila është edhe Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Gjeneral brigade Sefer Isufi ka përvojë të gjatë ushtarake dhe është i diplomuar në fushën e sigurisë në Kolegjin e Luftërave Tokësore, pastaj në Universitetin e Mbrojtjes së Turqisë, respektivisht Institutin për Komandim dhe Drejtim Strategjik të Forcave të Armatosura në Stamboll”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më tej thuhet se përgjatë karrierës së tij në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Isufi ka realizuar detyra me përgjegjësi të lartë në hartimin e politikave dhe planeve të mbrojtjes, si dhe zbatimit të tyre në nivel strategjik dhe operacional.

“Osmani, duke i uruar mirëseardhje Gjeneral Isufit, ka theksuar se përvoja e tij profesionale do të kontribuojë edhe më shumë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, thuhet më tej në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.