Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjermani, kreu i kompanisë që furnizon Ukrainën me dronë denoncon komplotin rus për vrasje: Jeta ime private ka pushuar së ekzistuari!

Gazeta10
18 August 2026 - 23:45

Kryetari i një kompanie gjermane të mbrojtjes që furnizon Ukrainën me mjete ajrore pa pilot u ka thënë mediave se ka jetuar i fshehur për muaj të tërë për shkak të një komploti vrasjeje që dyshohet se është orkestruar nga Rusia.

Shefi i Donaustahl, Stefan Thumann, tha në një intervistë me televizionin RTL dhe revistën Stern, e cila u transmetua sot, se autoritetet gjermane e kishin paralajmëruar atë në fund të vitit 2025 për planin rus të inteligjencës.

“Po ndryshoj vazhdimisht vendndodhjen time, kam mbrojtje të afërt 24 orë në ditë, jeta ime private ka pushuar së ekzistuari. Po luftoj për jetën time kundër shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse “, tha drejtori i kompanisë që prodhon kryesisht dronë sulmi dhe zbulimi, si dhe softuer për dronë ushtarakë.

Në mars, prokuroria njoftoi arrestimin e dy individëve të përshkruar si “agjentë”, pasi shpesh rekrutohen për shuma të vogla dhe nuk janë të trajnuar mirë, të cilët dyshohet se e spiunuan me qëllim përgatitjen e vrasjes së tij. /Panorama

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.