
Dy javë kanë kaluar që kur ka nisur greva e përgjithshme në sektorin e arsimit në Kosovë. Gjimnazi “ Ismail Qemali”, në Kamenicë ka vendosur të ndërpresë grevën edhe pse SBASHK-u thotë ndryshe, raporton Gazeta10.
Ata kanë njoftuar me një postim në Facebook se mësimi do të fillojë me shtator (e hënë).
“Të dashur nxënës! Të nderuar prindër dhe mësimdhënës!Ju njoftojmë se procesi mësimor në vitin shkollor 2022/23 në Gjimnazin “Ismail Qemali” do të filloj nesër më datë 12.09.2022 edhe atë nga ora 08:00. Prindër të dashur faleminderit për besimin që na keni dhënë për arsimimin e fëmijëve tuaj, të nderuar mësimdhënës ju falënderojmë pa fund për përkushtimin dhe punën tuaj të pa lodhur në edukimin e brezave të rinj! Nxënës të dashur duke ju uruar shëndet dhe sukses në rrugën e dijës ju premtojmë se do të jemi përherë pranë jush! Suksese!”, është shkruar në faqen e kësaj shkolle, në Facebook./Gazeta10.