Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjini i ashpër me Kurtin: Ideologjiksht është tipik anti-amerikan, e urren suksesin

Gazeta10
24 April 2024 - 21:29

Nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini ka qenë goxha kritik ndaj kryeministrit Albin Kruti për raportet e tij me Amerikën.

Sipas tij, Kurti dhe përkrahësit e tij gjithë ditën rrinë duke e kritikuar Amerikën, raporton gazeta10.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Gjini ka thënë se Albin Kurti ideologjiksht është tipik anti-amerikan.

“Unë mendoj që ideologjikisht Kurti është tipik anti-amerikan. Kurti është një i majtë i skajshëm që e urren ekonominë e tregut, është një njëri që e urren suksesin. Ai del e thotë se njerëzit e suksesshëm janë pak si të çuditshëm dhe unë i dua ata që janë të pasuksesshëm”, ka thënë Gjini. /Gazeta10/

Deklaratën e tij të plotë për këtë çështje e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
23 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.