Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Gjini: Nëse e don vendin dhe popullin, Kurti jep dorëheqje

Gazeta10
04 Shkurt 2025 - 22:52

Kryetari i Gjakovës, njëherit kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ardian Gjini, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me publikimin e bisedave ku është i përfshirë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Gjini përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se në këto rrethana Kurti do të duhet të dorëhiqej.

“Në rrethanat e krijuara, cilido politikan që e do vendin dhe popullin e vet do duhej të jepte dorëheqje, jo të kërkonte mandat të tretë. Por ky e do mandatin për veten e tij, jo për qytetarët e Kosovës. Çdo ditë dalin në sipërfaqe afera korruptive, aleatët na kanë braktisur, Kurti për interes të vetin don me na lënë vetëm”, ka thënë Gjini.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.