Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gjithmonë e më larg Liverpool, gjigantët francez vihen pas Mohamed Salah

Gazeta10
07 Tetor 2024 - 16:53

Mohamed Salah me shumë gjasa do të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni. Në fakt lojtari është gjithmonë e më larg “The Reds” me të cilët i përfundon kontrata në qershor të vitit 2025.

Në Arabinë Saudite e kërkojnë vazhdimisht 32-vjeçarin, por tashmë sipas “The Sun” bëhet me dije se dhe PSG është hedhur në sulm për shërbimet e tij. Parizienët po mendojnë seriozisht për këtë transferim dhe tashmë kanë nisur punën.

Kalimi i egjiptianit në Paris do të shtonte konkurencën në sulm dhe eksperienca e tij do të lehtësonte punën e Luis Enriques.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.