
Tre persona janë plagosur në lagjen Lakrishtë në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.
“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit” thuhet në njoftim.